Ekspozitë në ObserverKult: Uran Limani, piktor (Foto)

Në rubrikën EXPO në ObserverKult, kemi zgjedhur për ta prezentuar me punimet e tij artistike, piktorin Uran Limani.

Uran Limani u lind në Prishtinë në vitin 1978. Në vitin 2002 përfundoi studimet në Fakultetin e Arteve, fusha e pikturës në Universitetin e Prishtinës. Deri më tani ka realizuar katër ekspozita personale dhe është pjesëmarrës në shumë ekspozita kolektive. Është shpërblyer disa herë në fushën e artit pamor dhe dizajnit grafik.

Aktualisht punon dhe vepron në Prishtinë. Urani tregoi se hapat e parë të pikturës ia mësoi babai i tij, piktori Remzi Limani i cili pak javë më parë ndërroi jetë.

“Duke qenë se babai Remzi Limani ishte piktor dhe dizajner grafik e më vonë edhe shkrimtar, u bë mësuesi im i parë, pedagogu i cili ma mësoi udhën e artit…Dashnia për artin ka lindur herët në mua, është rritur me mua dhe vazhdon pa u ndalur kurrë…”, thotë Urani.

Çdo gjë të bukur që i sheh syri ai e vizaton duke përdorur teknika të ndryshme.

“Çdo gjë që më rrethonte si në shtëpi, jashtë në rrugë, në lagje e në natyrë e shihja si vizatim apo pikturë, e shihja me ngjyra të pikturuar. Kjo ndjenjë vazhdon ende, kështu i pikturoj fillimisht në mendje imazhet që më pëlqejnë pastaj i qes në tablo. Më pëlqen shumë të vizatoj. Vizatimi është baza dhe shtylla kryesore në artin figurativ. Kur nuk jam afër ngjyrave preferoj të vizatoj diçka si psh. portret, nudo apo ndonjë motiv tjetër.

Inspirohem kryesisht nga ambienti që më rrethon, nga rruga, nga lagjja, nga lëvizjet nëpër qytet dhe natyrë. Mënyrë tjetër inspirimi janë ngjarjet interesante, ndodhitë e ndryshme në jetën urbane dhe përditshmërinë të cilat ngjallin kureshtjen për të krijuar duke i përkthyer këto në vizatim apo pikturë.

Pikturimi është i domosdoshëm për mua. Asgjë tjetër nuk e zëvendëson pikturën, nuk mund të rri pa pikturën, është mënyra më e mirë për t’u çlodhur e relaksuar dhe për t’u përmbushur, thotë ai.

Perveç pikturës dhe vizatimit një mënyrë tjetër e shprehjes që e dua shumë është dizajni grafik. Edhe këtu, babai im, Remzi Limani ka vendin kryesor sepse ai më mësoi krejt çka duhet për dizajnin grafik, më mësoi se si të mendoj kur të dizajnoj e si kur të pikturoj…”, thotë Limani.

Përveç shpërblimeve për vizatim, vend të rëndësishëm tek ai, zënë shumë shpërblime në lëminë e dizajnit grafik, ndër të cilat e veçon shpërblimin për dizajnimin e “Medaljes Presidenciale për Siguri”.

Shpërblimet për Dizajn Grafik:

2009-Shpërblimi për dizajnimin e pullës postare “10 vjetori i Reçakut”

2009 –Shpërblimi për dizajnimin e pullës postare “Mbrojtësit e lirisë”

2010-Shpërblimi për dizajnimin e pullës postare “Kampionati botëror i futbollit Afrika 2010”

2011-Shpërblimi për dizajnimin e pullës postare “Mitet dhe legjendat”

2012- Shpërblimi për dizajnimin e pullës postare “Qytetet e Kosovës – Prishtina”

2015 –Shpërblimi i parë për dizajnimin e pullës postare “Hashim Hajdini”

2017- Shpërblimi për dizajnimin e 4 pullave postare “Personalitete të shquara”

2017 –Shpërblimi për dizajnimin e pullës postare ”Qytetet e Kosovës – Ferizaj”

2017 –Shpërblimi për dizajnimin e 2 pullave postare“Flora – bimët endemike”

2017 –Shpërblimi për dizajnimin e Dekoratës Presidenciale për Siguri

2018 –Shpërblimi për dizajnimin e pullës postare “20 vjetori i lavdisë” Familja Jashari

2018 –Shpërblimi për dizajnimin e 2 pullave postare “Dëshmorët”

2019 –Shpërblimi për dizajnimin e 2 pullave postare “Personalitet të shquara Mehmet Gjevori dhe Ahmet Shala”

2023 –Shpërblimi për dizajnimin pullës postare “Fibulat Ilire”

2023 –Shpërblimi për dizajnimin e 2 pullave postare “Shekulli i teknologjisë”

Shpërblimet për vizatim:

2007-Shpërblimi për vizatim artistik në ekspozitën “Arti islam”

2008- Shpërblimi për vizatim artistik në ekspozitën “Arti islam”

Ekspozitat Personale

2001 Galeria Koha, Prishtinë

2002 Galeria e Ministrisë së Kulturës, Prishtinë

2003 –Galeria e Pallatit të Rinisë, Prishtinë

2019 -Galeria Raiffeisen Bank, Albi mall, Prishtinë

Ka marrë pjesë në mbi 40 ekspozita kolektive në vend dhe jashtë vendit si dhe në disa koloni Arti.

ObserverKult


Lexo edhe:

REMZI LIMANI: KREJT PËR DASHURI

Nëse humbem honeve të mbushura errësirë, nga përhënja për ty ​​do t’isha shpëtuar dalë mendsh mrekullisht.

Nëse mureve të honeve s’do të theja tepelekun e kresë së çakorduar dalë filli,
do të bëhesha një kryebandit dhe do të merrja hajdutqe mbi një kalë të kuq mbuluar me push kadifeje.

Patjetër do të të arrestoja nën çelësin e zemrës time ku pihet uiski dhe digjet puroja kubaneze deri në fund të bishtit.

Në mëngjes do të zgjohesh nën batanie kuajsh, mbi gurë zjarri do ta derdhësh një çaj të nxehtë mali prej një tufe lulesh të thara nën hijen e një shkëmbi të kaltër.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult