Ekspozitë në ObserverKult: Vjollca Ajeti- Kollçaku, piktore (Foto)

Në rubrikën EXPO në ObserverKult, kemi zgjedhur për ta prezentuar me punimet e saj artistike, piktoren Vjollca Ajeti Kollçaku.

Piktorja lindi më 19 gusht të vitit 1988 në Prishtinë. Mësimet e para i kreu në shkollën “Naim Frashëri” në Prishtinë, kurse shkollimin e mesëm e kreu në Gjimnazin “Sami Frashëri“ po ashtu në Prishtinë.

Më 2008 filloi studimet në Universitetin e Fakultetit të Bujqësisë dhe të Veterinarisë në drejtimin e Mjekësisë Veterinare në Prishtinë.

Më pas në vitin 2010 vazhdoi me studimet në Fakultetin e Arteve të Bukura në Prishtinë në drejtimin e Grafikës te profesoresha Valdeta Veliu Vuçitërna në Prishtinë.

Ndërsa në vitin 2014 diplomoi në Fakultetin e Arteve të Bukura në Prishtinë.

Më 2015 filloi studimet pasuniversitare master në Fakultetin ‘Marmara Üniversitesi Güzel Sanatlar Fakültesi’ Resim bölümü Yüksek lisans’ në Stamboll, në drejtimin e Pikturës tek profesori Zafer Mintaş.


Në 2020 diplomoi në Master në Stamboll në drejtimin e pikturës. Piktorja jollca Ajeti-Kollçaku jeton dhe vepron në Stamboll.


Ajeti-Kollçaku është pjesëmarrëse në shumë ekspozita ndërkombëtare, vendore dhe në më shumë se 300 ekspozita kolektive.

Ekspozitat Kolektive:

2010 – 2014 Fakulteti i Arteve në Prishtinë

2013 – Ekspozita ‘Ndal Dhunën ndaj Gruas “Asa“ -Bibloteka Kombëtare në Prishtinë .

2016- Ekspozita në Fakultetin e Arteve në Stamboll ‘Marmara Üniversitesi Güzel Sanatlar Fakültesi’.

2020- Ekspozita Kolektive “Covid “ Galeria Qahili në Prishtinë

2022- Usart- Ekspozitë ndërkombëtare Online me rastin e” Vitit të Ri “ Turqi

2022 – Usart- Ekspozitë Ndërkombëtare “ 14 Shkurti dita e të Dashuruarve “ Turqi

2022- Cap Gallery Art Saanat Kimlik Ekspozitë Ndërkombëtare- Stamboll

2022 – Arti postal Aslan Tepe Malatya- Turqi

2022 – Ekspozita ndërkombëtare për nder të 8 Marsit (Dhaka në Banglladesh) fituese e vendit të 2-të .

2022 – Guinness world record – Certifikat dhe medalje, e shumë e shumë të tjera ekspozita si në Itali, Hungari,Indi, Trabzon ,İzmir,Konya Stamboll, Kroaci e shumë vende të tjera.

Frymëzimin më të madh për të pikturuar ajo thotë se e gjen nga natyra dhe përditshmëria.

“Mundohem që çfarë shoh në natyrë ta marr por jo ta pikturoj ashtu siç e shoh por ta imagjinoj dhe ta krijoj në stilin tim që të jetë më e veçantë. Teknika më pëlqen më shumë të punoj miks se ajo më përfaqëson mua. Të gjıtha gjërat që nuk mund t’i themi i shprehim nëpërmjet artit”, tha ajo.

Janë dy lloje të natyrave që ajo thotë se i pëlqejnë, imazhi i gruas dhe ndërtime arkitektonike.

“Gruaja është një figurë e çmuar dhe ka një rol të rëndësishëm në jetën e time. Një figurë e pazëvendësueshme, luftarake , sakrifikuese dhe një heroinë e madhe.

Fuqia dhe zëri i gruas duhet gjithnjë të triumfojnë. Kurse në punimet e ndërtesave është kujtesa dhe malli për vendlindje dhe ndërthurja e lidhshmërisë nga vendlindja e rrugicave dhe lidhshmërinë e rrugëve dhe ndërtimeve tani që po jetojmë në Stamboll”, tha tutje piktorja.


Arti, thotë ajo është e vetmja gjë që e përmbushë.

“Në rrugë ka jetë ( “ Sokakta Hayat var “) të gjitha përjetimet, emocionet, kujtimet gjenden në ato punime ku gjërat që nuk mund t’i shprehim në jetën e përditshme i shprehim nëpërmjet artit.
Arti për mua është terapi e shpirtit. E vetmja gjë që më përmbushë. Nuk më pëlqejnë gjërat që t’i marrë nga natyra, t’i “kopjoj “në njëfar mënyre por më pëlqejnë në stilin tim t’i transformoj. Kjo e bën artistin më të veçantë kur ai/ajo e krijon stilin e vet artistik”, theksoi artistja.

ObserverKult


Lexo edhe:

EKSPOZITË NË OBSERVERKULT: ESHTREF BERISHA, PIKTOR (FOTO)

Në rubrikën EXPO në ObserverKult, kemi zgjedhur për ta prezentuar me punimet e tij artistike, piktorin Eshtref Berisha.

Eshtref Berisha ka lindur më 21.12.1989 në Gjilan. Shkollën fillore dhe të mesme i ka mbaruar në Gjilan. Në vitin 2008/09 studimet bachelor i filloi në Universitetin e Prishtinës, drejtimi pikturë, ndërsa më vonë në vitin 2014 studimet master.

Pasi mbaroi studimet bachelor dhe master për pikturë nuk realizoi asnjë vepër deri kah fundi i vitit 2019, për të ‘rilindur’ pastaj me shpërthimet e para, “vrimat e zeza, planetët e universi i tij”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult