Ekspozohen për herë të parë shtatë dorëshkrime të dhe për Pjetër Bogdanin

Në 330 vjetorin e vdekjes së Pjetër Bogdanit, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, u hap ekspozita “Cuneus” ku janë paraqitur libra e artikuj nga koleksionet e Bibliotekës dhe dorëshkrime të papublikuara deri më tani të dhe për Pjetër Bogdanin.

Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Fazli Gajraku tregoi se ekspozita “Cuneus” përmban shtatë dorëshkrime të dhe për Pjetër Bogdanin, të panjohura më parë, të zbuluara në arkivin në Vatikan, nga njëri nga njohësit dhe hulumtuesit më të mirë të arkivave, Jetullah Destani, i cili edhe ia ka dhuruar bibliotekës këto materiale.

Don Lush Gjergji e vlerësoi Pjetër Bogdanin si një ndër figura më të rëndësishme për popullin tonë.

Kurse, Jetullah Destani tregoi se dosjen për Bogdanin e gjeti në Venedik.