
Kjo është një fotografi e viteve 1920 ku shihen prindërit me fëmijë duke bërë një udhëtim nga zori për Elbasan.

Duke mbajtur fëmijën e tyre sëmurë në shpinë ata ecin tri ditë për në spitalin Kryqit të Kuq Amerikan në Elbasan.
Mjekët amerikanë e trajtojnë fëmijën duke ju dhënë edhe veshje të pastra, para se të nisën përsëri në udhëtimin e tyre të lodhur.
Fotografia u postua në Facebook nga Agron Sherifi ndërsa u përpunua nga Valdrin Qerimi.
ObserverKult
Lexo edhe:
PAMJE TË RRALLA, SI FESTOHEJ VITI I RI NË KOHËN E ENVER HOXHËS (FOTO)
Viti i Ri ishte festa që e prisnin të gjithë. Në Shqipërinë e varfër të diktaturës, dukej sikur atë natë harroheshin të gjitha.
Në shtëpi apo në lokal, kjo ka qenë dilema e shqiptarëve për natën e ndërrimit të moteve edhe gjatë kohës së diktaturës.
Preferenca për ta kaluar natën e Vitit të Ri në një vend publik me shoqëri. Orkestër, muzikë e vallëzim, ka filluar para viteve ’50. Për të vijuar në ato ’60, e më tej, sidomos në vitet ’80.
Në shumë qytete të Shqipërisë, por veçanërisht në Tiranë, ka qenë ndryshe. Kryesisht Viti i Ri festohej në Kursalin e famshëm në qendër, sallat gjigante të “Hotel Dajtit” apo në “Vollga”.
Të cilat, natën e Vitit të Ri mbusheshin me pushtetarë, zyrtarë të lartë, artistë e sportistë të njohur me familjet e tyre. Por edhe me shumë të huaj, marinarë. Studentë dhe kryesisht punonjësit e ambasadave, të cilët kanë kënduar e vallëzuar çdo lloj muzike deri në agim…
TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU