Eleganca dhe tradita shekullore arbëreshe nëpërmjet objektivit të fotografit italian Mario Tesoro

Nëpërmjet objektivit të fotografit legjendar, Mario Tesoro, eleganca dhe tradita shekullore arbëreshe është promovuar dhe paraqitur më së miri.

Me një foto bardhë e zi, fotografi ka kujtuar setin e realizuar një vit më parë për bukuritë dhe traditën e arbëreshëve, të cilët pavarësisht se janë zhvendosur në Itali shekuj më parë nuk e harruar asnjëherë vendin e tyre të origjinës, transmeton ‘shqiptarja.com’.

Nëpërmjet rrjetit të tij social Instagram, ai shkruan se takimi me ta ka qenë një eksperiencë e shkëlqyer, që i ka kujtuar veten e tij dhe se të lëvizësh nga një vend në një vend tjetër nuk do të thotë të humbasësh vetveten.

LEXO EDHE: Promovohet monografia për Jakup Kerajn, mjeshtri i harruar i pikturës