Këtu prehet nji zemër, poezi nga Elida Rusta
Përditë m’shkon mendja
me ja bá funeralin zemrës,
me shkrue mbi drrasë të vorrit të saj:
” Këtu prehet nji zemër e plasun,
e pádobishme”
…e me u kthye në shpi pá zemër.
Përditë dal prej murit ku më mban n’dry vetja
e largoj frikën,
shoh si due,
ashtu ndriçueshëm prej lirisë.
Sytë e bezdisshëm e kureshtarë të botës,
nuk i shkeli,
nuk i përçmoj.
Unë eci
ata vijnë zhagas.
Nuk mbushet vetja me jargët e zvarritësve.
Kam qejf me u dehë,
me ken’ gru e pikëllueme,
S’due me shtyp,
as me lëndue.
Ata që m’kapen mas themre,
kqyrin prej poshtë
aty mbesin,
jam msue me miza që sillen rreth drite.
Kam me dekë ndoj ditë,
kam me dekë vetë
e dehun poshtë dritares së shpirtit tand.
ObserverKult
==================
Lexo edhe: