Elina Duni: Kur e përcolla ylberin (teksti dhe kënga)

Kur e përcolla ylberin
Ktheva hyra n’odë
Kur ia pash manzerrën varun
Ja lava me lot.

Mos e laj me lot, oj zano,
Mos e laj me lot,
Se shkoi viti parë, oj zano,
Porsi dita sot…

Shkuan muaj, shkuan vite,
Zemra mu dogj flake,
S’na lan’ hallet s’na lan’ dertet
Me jetue bashkë.

O ylberi dadës, o,
A thu m’ke harru?
Ditet e gurbetit ylber,
Qofshin të mallkum!

Mora harqe e dola n’ bahçe
Çorapet mej thurë
Prej mërzisë përmbi çorape
Plasa tuj lotu…

O ylberi dadës, o,
A thu m’ke harru?
Ditet e gurbetit ylber,
Qofshin të mallkum!

Nga po kjo këngëtare: Elina Duni: Ka një mot e gjysëm viti (teksti dhe kënga)