Teksti i këngës “Sytë” e kënduar nga Elina Duni
N’kët natë lehtë gjumi s’më merr
vetëm hana m’ban shoqni
Veç për ty i dashtun qaj
Pse s’vjen ma?
S’di ç’ka të baj.
S’më lejnë lotët djalë me t’shikju
Eja eja xhanin me ma qet’su
Sytë për ty i kam të njomë
Si s’ndjen dhimbje hiç për mu ?
E ty hanë t’lus me m’dihmu
ta gjejmë djalin që e du.
ObserverKult
————————————————
Lexo edhe:
ELINA DUNI: FËRFËLLOJ FËLLËNZA N’UJË… (TEKSTI DHE MUZIKA)
Elina Duni është një këngëtare e njohur dhe muzika ku identifikohet ajo është jazz. Për herë të parë ajo u ngjit në skenë në moshën pesë vjeçare, dhe fillon me studimin e violinës. Gjatë viteve 1986-1991 ajo këndon në Radio Televizion. Gjithashtu ajo merr pjesë edhe në Festivalet e Fëmijëve. nNdërsa në vitin 1991, shpërngulet në Gjenevë të Zvicrës, bashkë me mamanë e saj. Atje, Elina nisi studimet për pianon klasike në Konservatorin e Gjenevës dhe vazhdon studimet e muzikës në shkollën e mesme artistike «De Saussure» ku edhe zbuloj jazz-in.
Në vitin 2000, mbasi merr Diplomën e Maturës në degën artistike dhe të gjuhëve të huaja, Elina Duni bën pjesë në projekte të ndryshme:
Midis viti 2000 dhe 2004, Elina Duni luan në filmin “Yllka” (Shqipëri-Zvicër 2002), ku bashkëpunon edhe për muzikën e filmit. Bashkë me pianistin Gent Rushi, ajo jep koncerte të ndryshme në Shqipëri dhe luan në shfaqjen “Tre farca nga Tchehov” të Spiro Dunit. Bashkë me José Louis «Sarten» Asaresi, Elina krijon grupin «Extrangers in the Noise» ku tingujt elektronikë përzihen me absurditetin e jetës dhe më pas niset për në New York për t’u ballafaquar me vetminë e qyteteve të mëdha. Mbas rikthimit në Zvicër, ajo luan në shfaqjen “La Preuve du Contraire“ me regji të Fredy Porras, Gjenevë.