Elita 5 më 31 maj do ta elektrizoj Tetovën!

Elita 5 hënën
Arif Ziberi

Rok grupi tetovar “Elita 5”, me kërkesën e publikut dhe adhuruesve të shumtë, më 31 maj do të mbajë koncert në Pallatin e Kulturës të Tetovës.

Nga Pallati i Kulturës, kanë konfirmuar se me anëtarët e rok grupit “Elita 5”, kanë diskutuar rreth organizimit të koncertit madhështor të këtij grupi të famshëm, njofton Portalb.

ObserverKult


Elita 5 hënën
Arif Ziberi

Lexo edhe:

KËNGË E RE NGA ELITA 5: NATËN E MIRË (TEKSTI DHE VIDEO)

Pas një kohe të gjatë grupi Elita 5, është rikthyer me një projekt të ri muzikor. Bendi, me vokalist Arif Ziberin, që njihet për baladat e dashurisë, kanë sjellur për adhuruesit këngën e re “Natën e mirë”.

Ju ftojmë ta ndiqni:

Elita 5: Natën e mirë
teksti: Fatmir Muja

Heshte ti,
heshta unë
Po me heshtje dashurisë
nuk i jepet fund

Kur m’godet
Edhe veten vret
Siç ke zemrën, gjendjen ke
S’mund të bëhesh çfarë nuk je

Ref.
Jo, nuk pranoj
Të jetoj me paranojë
Çdo mëngjes të shaj
E në mbrëmje qaj

Jo, nuk jam mirë
A e ke natën si unë t’vështirë ?
Kur mbetesh n’errësirë
Kujt i thu’ “natën e mirë”!

Edhe pse lot nuk kam
Përveç syve çdo gjë tjetër m’qan
Zemra që m’duan si ti, ka shumë
Po s’ka zemër që t’do si unë

Tekstin e këngës mund ta lexoni KËTU:

ObseverKult