Këngë e re nga Elita 5: Natën e mirë (teksti dhe video)

Pas një kohe të gjatë grupi Elita 5, është rikthyer me një projekt të ri muzikor. Bendi, me vokalist Arif Ziberin, që njihet për baladat e dashurisë, kanë sjellur për adhuruesit këngën e re “Natën e mirë”.

Ju ftojmë ta ndiqni:

Elita 5: Natën e mirë
teksti: Fatmir Muja

Heshte ti,
heshta unë
Po me heshtje dashurisë
nuk i jepet fund

Kur m’godet
Edhe veten vret
Siç ke zemrën, gjendjen ke
S’mund të bëhesh çfarë nuk je

Ref.
Jo, nuk pranoj
Të jetoj me paranojë
Çdo mëngjes të shaj
E në mbrëmje qaj

Jo, nuk jam mirë
A e ke natën si unë t’vështirë ?
Kur mbetesh n’errësirë
Kujt i thu’ “natën e mirë”!

Edhe pse lot nuk kam
Përveç syve çdo gjë tjetër m’qan
Zemra që m’duan si ti, ka shumë
Po s’ka zemër që t’do si unë

Edhe kur s’kishe të drejtë
Kam duruar çdo sharje,
çdo dhimbje, çdo grindje, çdo stres
Heshtja s’është harresë.

Bridge:

Pse,
je larguar e k’tu je,
kur arsye më nuk ka
Boll ma!

Për ta dëgjuar këngën, klikoni KETU

ObserverKult