Elita 5: Ishte një mbrëmje kur ne mbetëm vetëm (teksti dhe kënga)

Ishte një mbrëmje
kur ne mbetëm vetëm
ti afër meje si asnjëherë më parë,
prej atëherë gjithçka unë për ty ndjeva
prita momentin ne të jemi bashkë…

Dëshiroj që ta kuptosh,
se për ty unë kam nevojë,
tani bashkë që u takuam,
nuk di se çka t’tregoj,
dua të zgjohem bashkë me ty,
kur mëngjesi të agojë,
ëndrrën time të përflakur
bashkë ta përjetojmë…

Ti veç pret, asgjë nuk flet,
shpirtin ta rrëmben stuhia,
të rrjedh loti, të rrjedh gjaku,
veç njëherë shkon vajzëria.

ObserverKult


LEXO EDHE: ELITA 5: E URREJ SHIUN KUR BIE… (TEKSTI DHE KËNGA)