Elizabeta Janaqi: Harro ç’është dashuria… (teksti dhe kënga)

Në mes të duarve kokën mbante
dhe lotët i rridhnin rrëke,
Trishtimi s’ka bukuri fare
Tek ajo kish veç lezet.

Hidhi brengat tutje
harro ç’është dashuria
çel ti porsi gonxhe
s’të shëron vetmia,
zemra jote e pastër
si margaritar
ndoshta vjen një ditë
të duhemi si më parë.

Në mes të duarve kokën mbante
dhe lotët i rridhnin rrëke,
Trishtimi s’ka bukuri fare
Tek ajo kish veç lezet
Dhe kokën ngriti menjëherë
buzëqeshi hidhur ajo,
më tha se vajzë
s’kam qenë asnjëherë
prandaj nuk më kupton, jo.

Hidhi brengat tutje
harro ç’është dashuria
çel ti porsi gonxhe
s’të shëron vetmia,
zemra jote e pastër
si margaritar
ndoshta vjen një ditë
të duhemi si më parë.

ObserverKult

Nga po kjo këngëtare: Muzikë nga karantina: Elizabeta Janaqi këndon këngën “Sa shumë të pasna dashtë”