Dëgjojeni nga Elizabeta Janaqi këngën “Hana paska mbetë e vetme…” (VIDEO)

Ju ftojmë ta dëgjoni këngën “Hana paska mbetë e vetme”, e kënduar nga Elizabeta Janaqi.
Kënga me muzikë dhe tekst të Eriona Rushitit fillimisht u këndua nga Mentor Haziri.

Hana paska mbet e vetme
E pikllume në vetmi
Poshtë dritares ti kalon
E heshtun,
dhe e mbushun me zbrazëti

Rrugën tande e shtroj unë me petale
Frymën time ma ni
Bashkë me erën fjalët ti dërgoj
E dashtun nata asht poezi

Ndal, e shiko
Dritat ndezun
Të shpirtit tim
Synin plot vesë
Si mëngjesi
I lagun për ty

Andrrën merre edhe zgjoje
mbushe zemrën ti me dashni
jetë ti zbukuroje
asht e bukur kur dhuron dashni.

ObserverKult

Lexo edhe:

SIDRIT BEJLERI DHE DENISA GJEZO: SA NJI JETË (TEKSTI DHE MUZIKA)