Elke Erb: Para se të vish tek unë

ti ke

Para se të vish tek unë, shko te plaku
që roje nate bën para fabrikës.
Shih se si rri, që nga gjunjët
I varen duart pa ëndrra e duke pritur.
Drita e dhomës së rojes shtyhet në dritare.
Syt’ e tij lutes nga errësira të ftohtë janë.
Bijtë e vet që s’mund t’i mbrojë, dritë e hije
vdesin para tij përnatë, që këtu për të
është ditë. Ai bën roje
para fabrikës. Heq
xhaketën. Shkon, pasi e vesh,
te nipat në shtëpi.
Ecën nëpër rrugët e fëmijërisë,
jeton tek ecën.
Shih se si pa ëndrra rri, pa ëndrra shkon, dhe pastaj
eja,
unë kaq shumë të pres.

Përktheu: Petraq Kolevica