Elmi Berisha, kryetar i Federatës PanShqiptare Vatra

Kuvendi i radhës së Federatës PanShqiptare Vatra ka zgjedhur kryetar të ri, biznesmenin dhe aktivistin Elmi Berisha.

Agim Rexha, drejtues i përkohshëm i Vatrës dhe nënkryetar për shumë vite është zgjedhur Kryetar Nderi, një post që dikur e mbante ish-kryetari i ndjerë Agim Karagjozi.

Elmi Berisha është kryetari i parë i Vatrës në histori me origjinë nga Kosova. Ai zëvendëson në këtë post ish-Konsullin e Shqipërisë në Neë York, Dritan Mishto.

Kuvendi është denoncuar nga një grup veteranësh, disa prej të cilëve kanë themeluar Komisionin e 5 Tetorit që kërkon rishikimin e veprimtarisë së Federatës në tre vitet e fundit, për shkak të shkeljeve statutore dhe rregullave të saj.

Pas një debati në media dhe rrjetet sociale si dhe thirrjeje të pafrytshme për pajtim, Komisioni deklaroi dje se ka nisur rrugën ligjore për ta zgjidhur konfliktin nëpërmjet gjyqit./illyriapress/