Nga Elona Caslli
Babai më erdhi në ëndërr. Ma preku kokën e djersitur e më tha- Çfarë ke bir?!
Jam lodhur babë. Jam lodhur prej kohës. M’i ka këputur mendimet kjo kohë e mbrapshtë.
Babai ma fërkon kokën si dikur e unë përgjumem në prehrin e tij.
Hap sytë të shoh babanë. Babai është tretur bashkë me diellin në muzg.
Mes ëndrrës dhe jetës, sytë e mi të ujshëm luten: Eja më shpesh në ëndërr babë!
ObserverKult
Lexo edhe:
ERNESTO SABATO ISHTE KRENAR PËR PREJARDHJEN E TIJ, NË PARIS E KËRKONTE GRAMATIKËN E GJUHËS SHQIPE