Elona Caslli: E tërë Shqipëria qe 48 orë po merret me një puthje…

Nga Elona Caslli

Nuk guxon të hapësh telefonin se do të përballesh me një Shqipëri që ka më shumë se 48 orë që merret me një puthje. Një lumë komentesh që shajnë, mallkojnë, etiketojnë.

Në një optikë të jashtme unë dal në përfundimin se mllefin e akumuluar nga shefi/ ja që na poshtëron çdo ditë në punë, mllefin nga faturat e kripura dhe çmimet e rritura,  mllefin nga kryebashkiaku që na thotë se sheshi është shumë i bukur ndërkohë që sheshi është një kufomë, mllefin nga kryeministri që na thotë se ndihet i vetmuar se ka një popull që nuk e kupton, ua derdhim banorëve në Big Brother.

Pse derdhet ai mllef atje?!

Sepse ti shqiptar që ke 48 orë që merresh me një puthje, do të ndihesh një herë të vetme “zot” pasi je skllav në të përditshmen tënde dhe pronari yt (qeveria) ta njeh mirë kokën dhe ka mbledhur një bashkësi skllevërish me famë brenda një shtëpie dhe të thotë; Çohu skllav dhe gjyko një skllav tjetër! Copëtoje, shkërrmoqe dhe atë që nuk ma bën dot mua, bëja atij. Ndihu edhe ti një herë të vetme “zot” në të përditshmen tënde.

Ti ndihesh zot se qeveria nuk ta monitoron komentin. Fjala bie, në një postim ku shahet qeveria, ti nuk mund të bësh koment se pronari të heq bukën, por kur vjen puna te ” Big Brother-i,” ti bëhesh gjykatësi më i rreptë i të gjitha kohërave.

Për të të mpirë ndjenjën e skllavërisë qeveria të ka dhënë mundësinë të ndihesh  “zot” e të gjykosh një skllav tjetër që ka të njëjtin pronar si ti.

Post Scriptum- ” Big Brother” është veçse një vaksinë për të mpirë ndjesinë e skllavërisë. Një skllav jashtë shtëpisë ngrihet e gjykon një skllav brenda shtëpisë.

ObserverKult


Arbana Osmani

Lexo edhe:

HERVIN ÇULI: BIG BROTHER, PO PËRDHUNOHET BARBARISHT ÇDO VLERË QYTETARE…

Nga Hervin Çuli

Tmerr!!! Kurrë nuk e kisha imagjinuar që një ditë rrugaçëria, alabakria, malavita, do të pushtonin televizionet tona dhe do poshtëronin një popull të tërë!

Nuk e di se si ndjehen njerezit e mendjes, intelektualët, njerëzit e artit dhe kulturës, kur shohin degjenerimin e plotë të televizioneve tona kombëtare?!

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult