Elona Caslli: Kryet e ulun të babës tem…

Kryet e ulun të babës tem, nga Elona Caslli

-Babë, a e mban mend kur m’ke thanë se s’kemi kohë me urrye askend?! Mjaft kohë na kanë vjedhë tue na urrye, tue na burgosë e tue na hjedhë baltnave. M’ke thanë se ka ardhë koha me jetue njerzisht e s’kemi kohë me urrye askend prej atyne që e kanë të keqen në shpirt.

-Po, bir e mbaj mend mirë.

-Babë, a të kujtohet ajo ditë teksa dielli perëndonte n’katundin ku na kishin degdisë e m’the: “Bir, shpirtin as natyrën s’mundet me na e burgosë kush! Ushqeje bir, shpirtin me natyrë e s’ke me mbetë kurrë peng as i vendit ku je le, as i kohës që jeton!

-Po, bir, bash njashtu të kam thanë.

-Babë, a të kujtohet që m’ke thanë se ka me ardhë dita që lumi ka m’u kthye në shtrat të vet e koha ka me gjykue gjithsecilin prej nesh njashtu si e meriton?!

-Po, bir njashtu kam mendue e njashtu të kam thanë.

-Babë, diçka s’asht kry njashtu siç duhet. Diçka ka mbetë e mangët babë.

-Po bir, ka mbetë.

-Babë, po sikur ne…

-Asht vonë bir. Asht padurimisht vonë…

Përshtati në gegnisht: Jozef Radi


elona caslli
Elona Caslli

Lexo edhe:

ELONA CASLLI: STOP “PËRPUTHJES” DHE HISTORISË SË DASHURISË SË RREME

Nga Elona Caslli

Të rinjtë jemi ne.
Jam kundër shfaqjes së formateve si “Përputhen” apo “Love story” në ekranet shqiptare. Kjo nuk është censurë, por është përgjegjësi kundrejt çdo të riu apo të reje që nga iluzioni i famës televizive, bie viktimë e producentëve dhe shndërrohet nga këta të fundit në një skelet televiziv.
Nëse përdoret alibia se këto emisione jepen edhe në Evropë, përgjigjem se Evropës duhet t’i marrim fillimisht pikat e mirëfillta të orientimit e mandej ato të çorientimit. Të mbarojmë me kategorinë e parë e shohim pastaj me të dytën.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult