Elona Caslli: Stop “Përputhjes” dhe Historisë së Dashurisë së rreme

elona caslli
Elona Caslli

Nga Elona Caslli

Të rinjtë jemi ne.
Jam kundër shfaqjes së formateve si “Përputhen” apo “Love story” në ekranet shqiptare. Kjo nuk është censurë, por është përgjegjësi kundrejt çdo të riu apo të reje që nga iluzioni i famës televizive, bie viktimë e producentëve dhe shndërrohet nga këta të fundit në një skelet televiziv.
Nëse përdoret alibia se këto emisione jepen edhe në Evropë, përgjigjem se Evropës duhet t’i marrim fillimisht pikat e mirëfillta të orientimit e mandej ato të çorientimit. Të mbarojmë me kategorinë e parë e shohim pastaj me të dytën.
Të ushtrojmë presionin e duhur si qytetarë dhe të mos lejojmë riprodhimin e këtyre formateve në ekranet shqiptare.
Rinia nuk duhet të shkojë dëm.
“Përputhen” shfaqet me pullë të kuqe, në zemër të pasdites, ku fëmijë e të rritur janë të ulur përballë ekranit duke infektuar adoleshentët që janë në formim e sipër.
Stop “Përputhjes dhe Historisë së Dashurisë së rreme”

Post Scriptum- Shpërndaje nëse bashkohesh.

ObserverKult

————–

Lexo edhe:

ELONA CASLLI: TË PRIVILEGJUARIT E QOFTËLARGUT DUAN TA RIKTHEJNË PËRSËRI ATË KOHË

Unë besoj se një pjesë e mirë e individëve që qenë të privilegjuar në kohën e qoftëlargut brenda vetes do ta donin ta rikthenin përsëri atë kohë.

Pse?!

Nga nevoja për t’u ndierë të epërm në raport me pjesën tjetër të shoqërisë.

Nevoja që koka e një shqiptari të veshur si mos më keq dhe me të drejtë studimi të mohuar, të kthehet në rrugë teksa kalon “I biri i filanit” apo ” E bija e filanit” e cila është veshur me ca rrecka më të denja. Nevoja për t’u ndierë një Yll në mes të mjerimit.

Për ta përforcuar këtë ide, më kujtohet intervista e një mësueseje në një studio televizive. Po rrëfente përvojën e saj të “”” vuajtjes”””, brenda shkollave në Tiranë…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU