Elona Caslli: Vdekja nuk i bën njerëzit më të mirë. Nuk i shfajëson!

elona caslli

Vdekja nuk shfajëson kënd.
Vdekja nuk i bën njerëzit më të mirë. Thjesht ata nuk ekzistojnë më.
Personalisht vdekja e një njeriu që ka bërë dëm në jetën e shumë njerëzve as nuk më gëzon dhe as nuk më trishton.
Më lë asnjëanëse. Nuk mund të arrij të gëzohem sepse vdekja e një njeriu nuk shpaguan gjithë dëmin që ai ka provokuar në jetët e të tjerëve dhe as nuk arrij të trishtohem sepse nuk më lidh emocionalisht asgjë me njerëzit që kanë bërë dëm me vullnet dhe me vetëdije të plotë tek shqiptarët.
Prirja që pas vdekjes dëmprurësi të trajtohet si dobiprurës është e zakonshme në shoqërinë shqiptare.
Dhe kur ndodh ky proces fyhet ajo çka quhet kujtesë kolektive. Fyerja provokon reagim.
Dhe reagimi është më se i kuptueshëm dhe tejet logjik.
Të flasësh dhe të jesh tolerant ndaj një dhimbjeje që nuk e ke provuar është krejt e thjeshtë, por nuk është as pjekuri dhe as qytetari,
Ndaj, është më e udhës të heshtni se sa të orvateni të na e servirni dëmin si dobi.

Post Scriptum- Vdekja nuk e tjetërson historikun e një njeriu. Thjesht e ndal këtë të fundit.


ObserverKult

Lexo edhe:

FALLACI: VDEKJA E NJË DASHNIE ASHT SI VDEKJA E NJË NJERIU TË DASHTUN

oriana fallacit vdekja nuk

Nga Oriana Fallaci

Nuk asht e vërtetë që nuk beson në dashuni.
Ti beson aq shumë në të,
sa të shkërmoqë,
sepse sheh kaq pak
edhe pse ajo çka sheh nuk asht kurrë e përsosun.

Ka miliona ma të mirë se ai.Ka me miliona ma të mirë se ai!
Ka miliona edhe ma të mira se unë.

Megjithatë unë nuk i njoh
ata ma të mirët se ai, dhe unë nuk mundem
me shku jetën teme tuj pritë me i njohë ata.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult