Elona Çuliq: Fëmijët duhet me i lanë t’pavarun nga dëshirat tona egoiste

elona çuliq me mujtë

Me mujtë me i lanë fëmijët tanë me u rritë të pamvarun nga projektimet e dëshirave tona egoiste.

Me u rritë e me u ba pemë që harlisen në liri, pa i pre a dhanë drejtim degëve për me u dukë mirë e bukur, e me përmbushë skemat boshe të shoqnisë.

Me mujtë mos me i marrë arritjet e tyne si arritje tonat.

Me mujtë që në momentet ma të vështira gjithë veç me i përqafë e kurrë me i qortu.

Me mujtë me u gjendë aty kur ata janë jo të qartë sa shumë kanë nevoje, jo vetëm për ne, por për dikend që asht aty.

Me mujtë me i mësu që dashnia rrin, asht përkrah nesh, asht mbas shpinës tonë, e asht hija jonë.

Me mujtë me i mësu se Zoti asht shoku i tyne ma i mirë.

Me mujtë me kenë një pasqyrë e pastër për ta.

Me mujtë me e mbajtë fëmijën gjallë brenda nesh, sa herë që ulena gju më gju me ta.

Me mujtë gjithë, veç për hatrin e lirisë së tyne.

ObserverKult

Kliko edhe:

O MOJ SHQYPNI, E MJERA SHQYPNI, KUSH TË KA QITË ME KRYE N’HI?…