Elsa Lila nga burgu në Festivalin e Këngës në RTSH?

Elsa Lila

Elsa Lila duket se është në përpjekje për t’u rikthyer fuqishëm.

Ajo ka hapur një llogari në Instagram ku në pak ditë ka më shumë se 11 mijë ndjekës. Ka realizuar së fundmi edhe një set fotosh me Fadil Berishën ku ndër të tjera falenderon ndjekësit e saj dhe premton se së shpejti ajo të vijë në Shqipëri.

Por sipas “Kryefjalës” arsyeja e kthimit të saj, sipas burimeve jozyrtare, thuhet se ajo mund të jetë pjesë e Festivalit të RTSH-së.

Elsa nuk e ka fshehur kurrë në publik simpatinë dhe përkrahjen ndaj Partisë Socialiste dhe Edi Ramës dhe duket do të rikthehet aty ku nisi karriera e saj.

Kujtojmë që Elsa Lila u arrestua muaj më parë në Itali me akuza si pjesë e një grupi që merrej me trafik lëndësh nar kotike.


Lexo edhe:

PUBLIKOHEN PËRGJIMET: JA SI I KËSHILLONTE ELSA LILA…

Artistja e njohur shqiptare, Elsa Lila e cila bëri bujë të madhe ditën e djeshme kur u mësua për arrestimin e saj, kishte një rol shumë të rëndësishëm organizatën kriminale ku bënte pjesë.

Është zbukuar se ajo kujdesej për paratë dhe mbi të gjitha mbante kontabilitetin, librin në të cilin banda regjistronte marrëveshjet e bëra me shitjen e kokainës, hashashit dhe mariuanës.

Jo vetëm kaq, pasi ajo ishte edhe një lloj “këshilltareje” e grupit, ku i kërkonte anëtarëve të bandës që të krijonin lidhje në qeveri “si ç’bëjnë në Shqipëri”, transmeton ‘tirananews.al’.

Përgjimet që çuan në arrestimin e Elsa Lilës dhe bandës së saj për trafik droge u publikuan nga mediat italiane. Në to kuptohet qartë roli dhe rëndësia që kishte ajo në këtë bandë…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU