Publikohen përgjimet: Ja si i këshillonte Elsa Lila…

elsa lila

Artistja e njohur shqiptare, Elsa Lila e cila bëri bujë të madhe ditën e djeshme kur u mësua për arrestimin e saj, kishte një rol shumë të rëndësishëm organizatën kriminale ku bënte pjesë.

Është zbukuar se ajo kujdesej për paratë dhe mbi të gjitha mbante kontabilitetin, librin në të cilin banda regjistronte marrëveshjet e bëra me shitjen e kokainës, hashashit dhe mariuanës.

Jo vetëm kaq, pasi ajo ishte edhe një lloj “këshilltareje” e grupit, ku i kërkonte anëtarëve të bandës që të krijonin lidhje në qeveri “si ç’bëjnë në Shqipëri”, transmeton ‘tirananews.al’.

Përgjimet që çuan në arrestimin e Elsa Lilës dhe bandës së saj për trafik droge u publikuan nga mediat italiane. Në to kuptohet qartë roli dhe rëndësia që kishte ajo në këtë bandë.

“Si mund të gjesh një të njohur brenda institucioneve shtetërore? Kjo është zgjidhja… E di që nuk ke besim, por një lidhje në shtet është e dobishme… si në Shqipëri… sepse të shpëton, çfarëdo qoftë qeveria, duhet ta kesh edhe atje”, thuhet në përgjime, ku ajo fliste me një tjetër anëtarë të organizatës.


Lexo edhe:

EKZEKUTIMI I NËNËS SË SAJ NË VITIN ’97, SI NDODHI NGJARJA E RËNDË QË ELSA LILA E VUAJTI GJITHË JETËN

ObserverKult