Këngëtarja e njohur shqiptare Elsa Lila, qysh herët ishte familjarizuar me muzikën e mirëfilltë dhe ngjarjet e rëndësishme muzikore. Pjesëmarrja e saj në ngjarjet që i organizonte babi i saj, tenori i famshëm Edmond Lila, e kishin ngjallur tek Elsa dashurinë për muzikën.
Talenti i saj zbulohet nga kompozitori Valentin Veizi gjatë Festivalit të Fëmijeve në Tiranë.
Elsa Lila është këngëtarja e dytë shqiptare, pas Ana Oxës, që ka marrë pjesë në Festivalin e Sanremos në Itali.
Ajo vazhdon të jetë aktive në skenën e muzikës dhe të promovojë atë kudo nëpër botë.
Në vazhdim ju sjellim këngën “Vetëm një fjalë” me të cilën Elsa Lila është paraqitur në Festivalin Kënga Magjike, në nëntor të vitit 1999 në Tiranë.
Dhe kërkoja një buzëqeshje,
s’di se ku ta gjej, më thoni ku ta gjejë?
ndoshta tek unë a tek ti, në buzë tek çdo njeri
ajo e fshehur rri, e di…
më jepni një buzëqeshje,
ju kërkova fare pak…
Kërkoj vetëm një fjalë, një fjalë që më mungon
dhe shpirti ma kërkon
ju kërkoj vetëm një fjalë, vetëm një fjalë të mirë
s’di se ku ka ngrirë
një fjalë…
më përkëdhelen ëndrrat
m’thuaj një, si nëpër dritë.
Vetëm një fjalë dhe ndalet loti,
vetëm një fjalë dhe jeta rifillon,
doja të dija pse,
një buzëqeshje nuk ma falni dot?
E dua vetëm një fjalë
dhe hapet qielli,
vetëm një fjalë, më bën të fluturoj,
sa fare pak kërkoj,
një motiv që jetën ta jetoj e ta besoj
më thoni veç një fjalë…
Dhe kërkoj një rreze shpresë
kërkoj e nuk e gjej, më thoni ku ta gjej
ndosha tek unë a tek ti, në shpirt tek çdo njeri
ajo e trembur rri, s’e di…
më jepni një rreze shpresë
ju kërkova fare pak.
Përgatiti: V. K.- ObserverKult
—————————-
Lexo edhe:
ELSA LILA & PIRRO ÇAKO: UNË S’KAM NDËRMEND TË VUAJ… (TEKSTI DHE KËNGA)