Elton Deda kujton babanë e ndjerë: Me këtë kalbësirë shoqëri, je më mirë atje ku je babush

Kompozitori Ferdinand Deda sikur të jetonte do të mbushte 82 vjet. Duke ia shprehur dashurinë e madhe që ka për të atin e ndjerë, biri i tij, këngëtari Elton Deda, ka shkruar disa fjalë prekëse.

Sipas tij duke e marrë parasysh kohën në të cilën po jetojmë, gjegjësisht siç e ka quajtur ai kalbësirë shoqëri, ka përshtypjen se është më mirë atje ku është.

Postimi i plotë i Elton Dedës:

Babi sot do bënte 82! Por me këtë kalbësirë shoqëri dhe morali në këtë botë, kam përshtypjen që është shumë më mirë atje ku është. Të duam fort babush.

Ndryshe, Ferdinand Deda ka ndërruar jetë më 24 gusht 2003.

ObserverKult


Lexo edhe:

ELTON DEDA: QEVERIA DUHET TË NA DËGJOJË, TA GJEJMË NJË ZGJIDHJE

Afro 8 muaj pa ushtruar aktivitetin e tyre, pa mbështetje financiare dhe mbi të gjitha të paqartë mbi detyrimet ligjore që duhet të kryejnë për t’u njohur si artistë të pavarur.

Muzikantët e “live”-it, pas aktit normativ të fillimtetorit që ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, “lounge bar”-eve dhe muzikës pas orës 20:00, janë lënë pa një rrugëzgjidhje, përballë detyrimeve tatimore e jetësore që nuk presin.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


ELTON DEDA REVOLTOHET ME KËMBËSORËT SHQIPTARË: ORE TRIMA KOKËBOSHË, VIZAT E BARDHA S’JANË PËR TË SHËTITUR

Mënyra se si qytetarët ecin në vijat e bardha ka revoltuar kantautorin e njohur, Elton Deda.

Ai ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Deda i cilëson qytetarët “kokëboshë” dhe shprehet se vijat e bardha janë për të ecur, jo për të shëtitur.

“Ore trima kokëboshë!

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult