Elton Deda revoltohet me këmbësorët shqiptarë: Ore trima kokëboshë, vizat e bardha s’janë për të shëtitur

Mënyra se si qytetarët ecin në vijat e bardha ka revoltuar kantautorin e njohur, Elton Deda.

Ai ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku i cilëson qytetarët “kokëboshë” dhe shprehet se vijat e bardha janë për të ecur, jo për të shëtitur.

“Ore trima kokëboshë!

Vizat e bardha janë bërë për të ECUR jo për të SHËTITUR!

Doni dhe një kafe ta pini aty?” shkruan Elton Deda.

ObserverKult


Lexo edhe:

ELTON DEDA: ARTISTËT JANË AFËR FALIMENTIT, SHTETI NA DENIGRON NDËRSA GROPA THELLOHET ÇDO DITË

Këngëtari i njohur Elton Deda nëpërmjet një postimit të bërë së fundi në rrjetin social tregon vështirësitë që janë duke kaluar artistët shqiptarë të papërfillur nga shteti.

Më poshtë po sjellim reagimin e Elton Dedës:

Tashmë, ne muzikantët në Shqipëri e Kosovë po hyjmë në muajin e 8 pa punuar.

Një pjesë dërrmuese e jona, të ardhurat kryesore i kanë prej punës së lodhshme deri në oret e para të mëngjesit, në klube, bare e lounge të ndryshme.

Nuk punojmë dot jo sepse jemi të paaftë por sepse nuk lejohemi.

Mbasi na kanë denigruar mirë e mirë me akte normative të bëra nga njerëz që thjesht nuk duan t’ja dinë për jetët e të tjerëve, mbasi na konsiderojnë pasanikë ndërkohë që shumë prej nesh po shkojnë drejt falimentit financiar, edhe nuk na dëgjojnë e nuk na perfillin.

Nëse na mbyllen, duhet të mendoheshe një strategji kompesimi….

Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU


Lexo edhe:

RRËFIMI PREKËS I ELTON DEDËS: JA SI ISHIN VITET E MIA NË SHBA