Elton John është verbuar thuajse krejtësisht: “Nuk i shoh dot më djemtë e mi”

Këngëtari dhe kantautori, Elton John, ka treguar së fundmi se vuan nga një infeksion i syve që i ka shkaktuar probleme me shikimin, gjë që i ka ndryshuar ndjeshëm jetën e përditshme. Në moshën 78-vjeçare, artisti rrëfeu se shikimi i tij i kufizuar ka ndikuar në aftësinë e tij për të shijuar disa nga aktivitetet e tij të preferuara, të tilla si të shikojë fëmijëve të tij duke luajtur futboll.

Në një intervistë për Times, Elton John shprehu zhgënjimin e tij që nuk mund të shijonte plotësisht momentet me fëmijët e tij, Zachary dhe Elijah, për shkak të shikimit të përkeqësuar. “Unë nuk mund të shikoj televizor, nuk mund të lexoj. Nuk mund t’i shoh fëmijët e mi duke luajtur ragbi dhe futboll”, tha ai.

Pavarësisht vështirësive, muzikanti u shpreh mirënjohës për jetën dhe familjen e tij dhe pranoi se megjithëse i prekur emocionalisht nga humbja e një pjese të shikimit, ai përpiqet të qëndrojë pozitiv. “Vazhdoj”, tha këngëtari i “I’m Still Standing”, duke pranuar se situata e tij mund të jetë shumë më e keqe: “Duhet të mësoheni, sepse jam me fat që kam jetën që kam. Unë kam ende familjen time të mrekullueshme dhe ende mund të shoh diçka me syrin e majtë”, transmeton gazeta tema.

Eltoni ndau gjithashtu detaje rreth rikthimit të tij të fundit në muzikë, me publikimin e albumit të tij “Who Believes In Angels” në bashkëpunim me Brandi Carlile. Me gjithë vështirësitë fizike dhe emocionale, theksoi se sa i rëndësishëm ishte ky projekt për të, duke komentuar se procesi krijues nuk ishte i lehtë për shkak të ankthit dhe vetëdyshimit të tij.

ObserverKult


Lexo edhe:

PËRKEQËSOHET SHËNDETI I ELTON JOHN, MUZIKANTI LEGJENDAR NUK ËSHTË NË GJENDJE TË NËNSHKRUAJË AS AUTOGRAFE