“Taulanti kërkon një motër”, aktori tregon prapaskenat interesante

“Taulanti kërkon një motër”, ka qenë dhe vazhdon të mbetet një nga filmat më të bukur të kinematografisë shqiptare. Aktori i cili luah rolin e Taulantit, Donald Kokona, tashmë një arkitekt i suksesshëm, i ftuar kohë më parë në emisionin “Soirée” të Jonida Shehut ka zbuluar disa nga prapaskenat e filmit.

Ndër të tjera për një nga fragmentet, ku ai shfaqet duke qarë, ka thënë: “Nuk dija të qaja, aktroja kështu kot”.

Ndër të tjera ai ka treguar edhe momentin e shkëputjes nga aktrimi dhe jetën e tij si një fëmijë aktor.

“Ditën e fundit, kur u hapën ambasadat ne ishim duke xhiruar, këtu u ndërpre karriera ime. Filmat e mi ishin filma të gëzuar me hare. Ka qenë një jetë shumë e bukur, isha me 180 lekë në ditë, flija nëpër hotele vetëm, kam pasur një jetë shumë të mbushur, një jetë shumë të lirë në Kinostudio. “- ka treguar ish-aktori.

————————————————————————————

Lexo edhe:

Restaurohet “Vdekja e Kalit”, aktorët rrëfejnë emocionet…

Restaurohet “Vdekja e Kalit”, krijuesi dhe aktorët rrëfejnë emocionet e një filmi “pa barriera”

Ishte koha kur filmi ishte një zë i rëndësishëm në kulturë. Ku hidheshin para për të shprehur ideologjinë komuniste, por “Vdekja e kalit” do të ishte filmi që do të thyente barriera. I pacensuruar, i lirë, njëlloj si 400 kuajt që vrapojnë në fillim të filmit. Kështu nisi të krijohej vdekja e kalit. Protagonistët të revoltuar ndaj sistemit të kohës thyen edhe barrierat e vetes. Duke realizuar këtë film.

“Filloi pa censurë askush nuk e kishte mendjen te filmi. Ishte PPSH në pushtet kur kërkoja 400 kuaj më thanë në vend, sepse nuk e kishin idenë se çfarë filmi po xhiroja, duke menduar që po xhiroja një film pro komunizmit ishte një sfidë. I preva në besë, por nuk jam pishman se tregova të vërtetën. Nëse ka një gjë aktuale është që ata që e drodhën dhe këtu është gjithë goditja që bëra unë ata që veshën xhaketat mbrapsht kush diti ta dredhë fitoi. Unë kam qenë gjithnjë rebel në Kinostudio nuk kam qenë komunist as në familje nuk kam pas. Por nuk i fus në një thes të gjithë komunistët. Por nuk jam pishman për ato që kam thënë në zë të lartë”.

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU

ObserverKult