Elva Margariti: Tashmë dosja e kandidimit të “Marubit” në UNESCO është gati”.
Pas një pune 2-vjeçare ka përfunduar hartimi i dosjes së kandidimit të “Marubit” në Memory of the World Register.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, deklaroi:
“Si asnjëherë më parë po punohet për të prezantuar kulturën shqiptare përtej kufijve, madje me pretendimin për t’u bërë pjesë e pasurisë botërore.
Tashmë dosja e kandidimit të “Marubit” në UNESCO është gati”.
“Një pasuri e jashtëzakonshme… Që nuk është vetëm krenari e Shkodrës, jo vetëm kombëtare, por që duhet t’i përkasë mbarë njerëzimit;
historia dyshekullore shqiptare në celuloid”, tha Elva Margariti
Sipas saj, hartimi i kësaj dosje ngjante si një sfidë e largët e ndoshta e paprekshme.
Këto janë politika të mëdha kombëtare, për të cilat Shqipëria duhet të hedhë një vëmendje të shtuar.
Jam krenare që kësaj thirrjes sime iu bashkuan profesionistë, ekspertë.
Njerëz qe e kanë bërë jo vetëm me dashuri e pasion por me profesionalizëm.
Jemi shpresë plotë që kjo aspiratë e jona do të çelë dyer të reja .
Është një sfidë që po fillon, thjesht kemi përfunduar hartimin e dosjes, por është një punë kolosale që ka marrë dy vjet”, – nënvizoi Elva Margariti.
Një vend nderi për Shqipërinë
Ministrja tha se si përgatitja e dosjes së xhubletës edhe kjo shpresojmë të zërë një vend të posaçëm. Një vend nderi i Shqipërisë në UNESCO”.
Muzeu kombëtar i fotografisë ”Marubi” është muzeu i parë i fotografisë në Shqipëri.
Po ashtu edhe një nga më të pasurit në rajonin e Ballkanit.
Daton në një periudhë kohore nga fundi i shekullit XIX deri në fund të shekullit XX.
Më 9 maj 2016 muzeu kombëtar i fotografisë ”Marubi” u përurua së bashku me koleksionin e Bibliotekës së Fotografive.
Muzeu i ri është një prej trashëgimive më të rëndësishme të kulturës shqiptare.
Dëshmon për më shumë se një shekull të historisë dhe hedh dritë mbi momente, njerëz dhe ngjarje të rëndësishme.
ObserverKult
Lexo edhe:
Elva Margariti: Jemi shpresë plotë që kjo aspiratë e jona do të çelë dyer të reja