Elvana Gjata: Dua po s’mundem të të dua (teksti dhe kënga)

Me dëshpërim sot po më thua
Dua po s’mundem të të dua
Heshtja po nis për ne të dy sot
Çdo fjalë që ndjej nuk mund ta them dot
Nga ky moment ditët t’i vrasim
Për çdo sekret më nuk do flasim
Sikur të vuaje si mua
Do më kuptoje sa të dua.

Ti je gjithçka që unë kam
por jeta na ndan të dyve
Ti je ai që më kthen
në botën që s’dua të jem.

Ti je gjithçka që unë kam
por jeta na ndan të dyve
Ti je ai që më çmend
për ty zemra dhemb
të dua.

Në sytë e mi shikon trishtimin
S’mundem t’ia nis me nga fillimi
Dhe të gënjej sikur unë dua
Kur ti vazhdon jeton me mua
Nga ky moment ditët t’i vrasim
Për çdo sekret më nuk do flasim
Sikur të vuaje si mua
Do më kuptojë sa të dua.