Elvana Gjata, e intervistuara e radhës nga Edi Rama

elvana

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata do të zhvillojë sot, 22 qershor, një koncert në stadium “Air Albania”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndau në rrjetet sociale momente nga episodi 12-të i podkastit “Flasim”, ku e ftuar është këngëtarja Elvana Gjata.

Rama tha se “episodi 12 i podkastit “Flasim” vjen të shtunën me këtë gocën që ju pret nesër në Air Albania Stadium në të parin koncert të zërave shqiptarë në arenën kombëtare”.

“Dekada” titullohet koncerti madhështor që Elvana Gjata do të zhvillojë në stadiumin “Air Albania”, duke shënuar një moment kyç të një udhëtimi muzikor në dy dekada të këngëtares.

Këngëtarja Elvana Gjata ka bërë të ditur se të ftuar në koncertin e saj do të jenë Mc Kresha, Capital T, Ledri Vula, Migena Gjata, Dhurata Dora, Noizy, Ylli Limani, Bardhi dhe Gimmi O etj.

Elvana Gjata prej dy dekadash i ka dhuruar skenës muzikore shqiptare hite të paharrueshme./ATSH


Lexo edhe:

EMINA CUNMULAJ RRËFEHET PARA EDI RAMËS: GJATË LUFTËS NË KOSOVË USHTRIA JUGOSLLAVE RRINTE AFËR SHTËPISË SONË…

“Mund të them se jam ambasadore pranë dashurisë që kam për popullin tim. E ndoshta, ky prezantim si ambasadore e dashurisë që kam për vendin tim, kulturën time, traditat shqiptare, ato që kam në gjak mund të shihet si politikë. Por për mua kjo nuk është politikë, kjo është thjesht jeta”.

Kështu shprehet modelja e njohur shqiptare me famë botërore, Emina Cunmulaj në episodin e 11-të të podkastit “Flasim” me kryeministrin Edi Rama, i cili tha se, “aktualisht është duke pritur edhe konfirmimin si “Konsulle e nderit e Republikës së Shqipërisë”.

“Jam rritur në atë vend e kur jam rritur vetë në atë vend, as 90% e gjërave që janë sot në Tuz, nuk kanë ekzistuar. Prandaj vetë kam dalë atë ditë, kam dalë edhe para 4 vitesh dhe do vazhdoj të dal.

Jo për politikën, por për atë që është për popullin tim. Ata që e meritojnë, e di se e meritojnë”, theksoi Cunmulaj…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU