Elvana Gjata: Pse s’më do ti? (teksti dhe kënga)

Pse s’më do ti?
Pse s’të dua?
Jemi rritur bashkë
Sa pak jemi
Sa shumë vuajmë
Kemi ne një gjak.

Marrëzi, pasiguri
Etja mbyt besimin
Hidh një hap e ndalo
Nuk po gjejmë drejtimin.

Do ketë jetë, duro
Fort më godit, shkelmo
Nxirre zemërimin
Jam gjaku yt, shiko
Si unë askush s’të do
Riktheje ti besimin.

Pse s’më do ti?
Pse s’të dua?
Jemi rritur bashkë
Sa pak jemi
Sa shumë vuajmë
Kemi ne një gjak.

Veten sot e gënjejmë
Me kokën ulur heshtim
Edhe ti, edhe unë
Kemi humbur sensin.

Do ketë jetë, duro
Fort më godit, shkelmo
Nxirre zemërimin
Jam gjaku yt shiko
Si unë askush s’të do
Riktheje ti besimin.

Nga po kjo këngëtare: Elvana Gjata: Veten e gënjej, por ty s’të kthej… (teksti dhe kënga)