Këngën “Me ty” e interpreton Elvana Gjata
Një milion arsye,
po të kisha unë,
nuk do të doja kurrë,
si doja dikur.
S’munde të më thoje fjalën lamtumirë,
se ti ike shpejt,
për një tjetër jetë,
ti nuk je aty se,
nuk je si ti e do.
Dhe unë zgjohem në mëngjes,
sikur jam me ty,
dërgoj lutje lart në qiell,
por nuk vijnë aty.
Dhe sa herë kujtimet gjej,
veten e gënjej,
unë e gënjej,
por ty s’të kthej.
Ai shtrat pa ty gjithmonë,
do mbetet bosh,
se nuk shtrihem dot,
dhe po fle në tokë.
Në mermer të ftohtë,
unë kokën e mbështes,
e gjej qetësi,
se vij tek ti.
Dhe unë zgjohem në mëngjes,
sikur jam me ty,
dërgoj lutje lart në qiell,
por nuk vijnë aty.
Dhe sa herë kujtimet gjej,
veten e gënjej,
unë e gënjej,
por ty s’të kthej.
ObserverKult
——————-
Lexo edhe:
ELVANA GJATA FLET MË NË FUND PAS SPEKULIMEVE PËR FESTIVALIN E KËNGËS
Elvana Gjata ka folur pas shumë kohësh për polemikat e shkaktuara pasi nuk u shpall fituese e edicionit të 58-të të Festivalit të Këngës. Humbja e Elvana Gjatës dhe fitorja e Arilena Arës u shoqërua me një sërë akuzash ndaj Alketa Vejsiut dhe Vera Grabockës se kanë ndërhyrë në rezultat.
Së fundmi, Elvana ishte e ftuar në emisionin NIN, ku dhe u pyet nga moderatori Alaudin Hamiti nëse ka patur ndonjë “dorë” që ka ndërhyrë në rezultat. “Nuk di të them. Nëse di ndonjë gjë ti ma thuaj“, ishte përgjigjja e Elvanës…
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU