Elvis Presley: Më mirë t’i dëgjoj gënjeshtrat e tua, sesa të vazhdoj të jetoj pa ty…

Disa thënie te zgjedhura të këngëtarit Elvis Presley:

– Kur gjërat shkojnë keq, mos shkoni me to.

– E vërteta është si dielli. Ju mund ta mbyllni atë për një kohë, por nuk mund ta fshehni.

– E dhimbshme është se ju mund ta doni ende dikë dhe të gaboheni për të.

– Bëni diçka që ia vlen të mbahet mend.

– Vlerat janë si shenjat e gishtave. Askush nuk është i njëjtë, por ju i lini ato në çdo gjë që bëni.

– Mos kritiko ata që nuk i kupton, bir. Nuk ke ecur kurrë në këpucët e atij njeriu.

– Ambicia është një ëndërr me një motor V8.

– Një gjë është imazhi dhe tjetër gjë njeriu. Është shumë e vështirë të jetosh sipas një imazhi, e thënë kështu.

– Të gjykosh një njeri nga hallka ose vepra e tij më e dobët është si të gjykosh fuqinë e oqeanit me një valë.

– Më mirë do të vazhdoj të dëgjoj gënjeshtrat e tua, sesa të vazhdoj të jetoj pa ty.

– Nëse një gruaje i jepet vetëm një kohë e kufizuar për të kaluar me burrin që do, ajo e duron ndarjen duke kujtuar dhe rijetuar vazhdimisht çdo moment deri në detajet më të imta.

– Kam shkuar shumë larg dhe nuk di si të kthehem.

– Njerëzit mendojnë se je i çmendur nëse flet për gjëra që ata nuk i kuptojnë.

– Nuk është se sa shumë keni, ajo që i bën njerëzit të shikojnë drejt jush, por kush jeni ju.

ObserverKult

Lexo edhe:

PRINCESHA DIANA: KUSH DO TË JEM NËSE QËNDROJ?