Kur ti flet,
Zgjohet zemra ime e gëzuar.
Gjithe zogjtë këndojnë
Me buzët e tua.
Gjithmonë i kaltër shtrohet zëri yt
Përmbi rrugë.
Ku tregon ti, bëhet qiell.
Fjalët e tua jane bërë prej këngë.
Trishtohem, kur ti hesht.
Këngët të kumbojnë kudo përreth,
Ç’ëndërron ti vallë?
Përktheu: Petraq Kolevica