Ema Andrea mes lotëve: Jam në borxh me të bijën time…

Ema Andrea ishte e ftuara e Ermal Peçit në programin ‘E diela jonë’ ku foli për suksesin e shfaqjes ‘Nënë’.

Nisur nga tematika e shfaqjes por edhe lidhjen e fortë me vajzën e saj, banda e programit intepretoi këngën e Sarës, moment që ndezi emocione të mëdha tek aktorja.

Mes lotëve ajo tregoi:

“Jam në borxh me Sarën. Gjithmonë e pyes veten ku kam gabuar unë, kur Sara ka një shqetësim. Kohën ja kam borxh se më është dashur të punoj 12 orë në ditë. Komunikoj me Sarën që të më njohë si prind pasi prindin nuk e njeh dot gjatë gjithë rrugëtimit tënd. Mundohem të jem një prind shok. Kam qenë pak e ashpër për daljet e saj dikur, nuk ka qenë mosbesimi tek ajo por sepse se mbroja dot. Kur ajo kishte ditëlindjen e 15-të nuk e di pse e mora rolin e policit por më duhet të njihja të gjithë shokët e saj. Aty kam reflektuar dhe kam kuptuar që nuk e mbron dot fëmijën tënd nga gjithçka dhe s’mund ta privosh nga kënaqësitë e moshës. Më vjen keq që Sara nuk e ka vazhduar pasionin e saj këngën. Besoj se Sara është artiste unike në atë që bën”, tha ajo.

Duke folur për familjen dhe vendimet e saj, Ema foli edhe për divorcin:

“Unë jam rasti kur me babain e Sarës i kemi provuar të gjitha mundësitë për të ndenjur por nuk u realizua. Sot gëzojmë respekt dhe jetojmë me dialog qytetar”, deklaroi Ema.

Ema, më tej u pyet edhe rreth raportit të personazheve me famën por edhe me të bërit shumë gjëra në mënyrë paralele.

“Sot jetojmë në një treg ku të gjithë marrin përsipër të bëjnë gjithçka. Njerëzit duhet të marrin përsipër të bëjnë atë që bëjmë më mirë. Unë di të këndoj por mund t’i zë vendin një këngëtareje. Aktorët që zgjedhin të bëjnë gjëra të tjera jashtë profesionit është një haraç shumë i madh që duhet të paguajnë vetëm për të shtuar publikun. E rëndësishme është që në profesion dhe në jetë njerëzit ta dinë vendin e tyre, shtoi ajo.

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:/lajme.rtsh.al

ObserverKult


Lexo edhe:

CELINE DIONIN NUK E NDALON SËMUNDJA, JA ÇKA DO TË SJELL PËR ADHURUESIT E SAJ

Jeta e këngëtares me zërin  e veçantë, Celine Dion nuk ka qenë fare e lehtë kohëve të fundit, për shkak të sëmundjes së rrallë që ka të bëjë me një çrregullim neurologjik.

Por rrugëtimin e saj me këtë sëmundje ajo do ta mbledhë me një dokumentar, me shpresë që shumë shpejt do t’i rikthehet jetës në skenë.

Dokumentari do të mbajë titullin “I am: Celine Dion”.

“Kohët e fundit ballafaqimi me sëmundjen ka qenë një sfidë për mua. Rrugëtimi prej momentit të zbulimit të sëmundjes, pastaj mësimit se si të jetoj dhe menaxhoj këtë sëmundje, por jo ta lejoj që të më mund…”, ka shkruar ajo në Instagram, së fundmi.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU :


Visar ZHITI

VISAR ZHITI: SHIU I PRISHTINËS

Poezi nga Visar Zhiti

Le të më lagë shiu i Prishtinës,
ecjen ma bën të perëndishme.
Perlat e tij si emocion shndritës
ranë mbi supet e ardhjes sime.

Mos më futni në klube, çadër nuk dua,
le të më lagë shiu i Prishtinës.
Dhimbja ime kaq shumë u gëzua
ashtu si shpirti i vetëtimës.

Vështroj statujat, i tëri goditës,
u heq shpatat, të hekurtat këmisha.
Le të më lagë shiu i Prishtinës,
i shenjtë, i shenjtë si përtëritja.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult