“Dashuria jonë”, kënga e paharruar e Ema Qazimit (teksti dhe video)

Kënga “Dashuria jonë” me tekst të Zhuliana Jorganxhi dhe muzikë të Flamur Shehut, u këndua nga Ema Qazimi në edicionin e 21-të të Festivalit të RTSH-së.

Po vijnë të gjithë sot
miq edhe shokë
ditëlindjen time plot me gaz
të më urojnë

të vish dhe ti, si asnjëherë të pres
sot mbush i dashur unë 20 vjeç.

ashtu si dielli tokës i jep jetë
dhe dielli detit i jep ngjyrë plot dritë
dhe njëri-tjetrit i duhemi në jetë
për fjalën e ngrohtë dhe të mirë.

ti papritur hyre shok në ditët e mia
për herë të parë ndjeva dashuri
e bukur është ajo si vetë rinia
me jetë e mbroj.

shiko qyteti ndezi drita kudo
dhe çdo dritare mban një dashuri
kjo dritë e bukur vjen në sy dhe qëndron
zemra më thotë sa fort të dashuron.

ashtu si dielli tokës i jep jetë
dhe dielli detit i jep ngjyrë plot dritë
dhe njëri-tjetrit i duhemi në jetë
për fjalën e ngrohtë dhe të mirë

ti papritur hyre shok në ditët e mia
për herë të parë ndjeva dashuri
e bukur është ajo si vetë rinia
me jetë e mbroj.

ti papritur hyre shok në ditët e mia
për herë të parë ndjeva dashuri
e bukur është ajo si vetë rinia
me jetë e mbroj.

ObserverKult

————

Lexo edhe:

NA DUHET NJË ANTOLOGJIA E NAIMIT DHE FISHTËS/PLOTËSON NJË MUNGESË, ËSHTË NJË IDE BASHKUESE !