Ema Qazimi: Emri yt më mbush me mall… (teksti dhe kënga)

Kënga “Mama” e kënduar nga Ema Qazimi në edicionin e 37-të Festivalit të RTSH-ës, me tekst të Jorgo Papingjit dhe orkestrim të Alfred Kaçinarit.

Fjala lind e vdes në buzë,
Buza fjalën e djeg shpuzë,
Fjalë e ngrohtë sa më s’ka
Që jetoj e nuk u tha:
Mama, mama, mama, mama!

Hije e vetes që më ndjek,
Ledhatim që nuk më prek,
Yll që tretet në agim,
Dashuri si një vegim.

Buzëqeshja që nuk qesh,
Ndjenjë e vdekur që nuk vdes,
Diell që dritën nuk e dha,
Loti i derdhur që s’u tha

Mama, mama, mama, mama!

Fjalë që mbeti pa portret,
Iluzion që s’mori jetë,
Përrallë që kurrë nuk u tregua,
Nina nana, që s’u këndua.

Dhe jetoj si në përrallë,
Emri yt më mbush me mall,
Malli i hidhur sa më s’ka,
Fjalë e shenjtë që nuk u tha,

Mama, mama, mama, mama!

ObserverKult

Lexo edhe:

EMA QAZIMI: ZEMRËN TIME S’MA NJEH…(TEKSTI DHE KËNGA)