ObserverKult ua sjell disa thënie nga personalitete të njohura:
“Ekzistojnë dy lloj të njerëzve në këtë botë: ata që duan të dinë dhe ata që duan të besojnë.”/ Friedrich Nietzsche
“Ti japësh kënaqësi një zemre me një veprim të vetëm është shumë më e mirë se sa njëqind koka të përulura duke u lutur.”/Mahatma Gandhi
“Një pesimist është dikush që ankohet për zhurmën kur mundësia troket në derë.”/Oscar Wilde
“Arti e pastron nga shpirti pluhurin e jetës së përditshme.”/Pablo Picasso
“Kur njëra derë e lumturisë mbyllet, një derë tjetër hapet; por shpesh ne shikojmë shumë gjatë në derën e mbyllur dhe nuk e shohim që ka qenë e hapur për ne.”/Helen Keller
“Gjithmonë bëje atë që ke frikë ta bësh.”/Ralph Waldo Emerson
“I dua ata që mund të qeshin në vështirësi.”/Leonardo Da Vinçi
“Mos jeto me frikën e vdekjes, por jeto me gëzimin që ke jetuar.”/Jim Morrison
“Paragjykimet janë ato që budallenjtë i përdorin në vend të arsyes.”/Voltaire