Emerson: Paraja mund të blejë pothuajse gjithçka, por jo rrahjet e ngrohta të zemrës…

Ralph Waldo Emerson është babai i letërsisë amerikane. U bë njeriu më i njohur i letrave në Amerikë, si një poet, eseist dhe një avokat i reformave sociale, i cili megjithatë ishte dyshues ndaj reformave dhe reformatorëve.

“Mbështetja te vetja”, vepra e tij më e famshme, mund të ndryshojë vërtet jetën tuaj për mirë. Vepra të tjera të famshme janë “Përmbledhja e Studiuesit Amerikan”, “Darka e Zotit”, “Natyra, Rrëfimet e Shën Agustinit”, “Adresa e Shkollës Hyjnore të Harvardit”, “Tiparet angleze”, “Burrat përfaqësues dhe përmbledhja e tij me poezi”.

Ai mbrojti heqjen e skllavërisë dhe vazhdoi të jepte leksione në të gjithë vendin gjatë viteve 1860. Në vitet 1870, Emersoni i moshuar njihej si “i urti i Concord”. Pavarësisht shëndetit të dobët, ai vazhdoi të shkruante, duke botuar “Shoqërinë dhe Vetminë në 1870” dhe një përmbledhje me poezi të titulluar “Parnassus në 1874”.

Në një seri esesh jashtëzakonisht origjinale të shkruara në mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë, ai ndryshoi rrënjësisht mënyrën se si Amerika i shihte mundësitë e saj kulturore dhe artistike, duke mundësuar ndarjen e saj nga traditat letrare transatlantike.

Motoja jetësore e tij: “Beso veten” – theksoi dinjitetin e individit dhe mbrojti një jetë të thjeshtë dhe të ndërgjegjshme. Ai ishte i bindur se çdo individ është i aftë për të zbuluar të vërtetën vetë, nëpërmjet intuitës.

Metoda e tij e të shkruarit mund të studiohet si një eksperiment vetëreflektues, në të cilin Emerson propozon situata ose pretendime, eksploron implikimet e tyre dhe shpesh kthehet për të rishfaqur ose rivendosur çështjen.

Ralph Waldo Emerson (1803 -1882)

Në vazhdim ObserverKult ua sjell disa nga shprehjet e tij:

Çdo mur është një derë.

Mendimet qeverisin botën.


Nuk e ka kuptuar mësimin e jetës ai që nuk mposht nga një frikë përditë.


Miqësia, ashtu si përjetësia e shpirtit, është tepër e bukur për të qenë e vërtetë.


Ç’i duhet përjetësia një njeriu që nuk di të shfrytëzojë siç duhet as një gjysmë ore.


Ajka e urtisë është kjo: koha që i kushtohet punës nuk është kurrë e humbur.


Çdo revolucion ka qenë fillimisht një mendim në mendjen e një njeriu.


Bëhu ai që u hap dyert atyre që vijnë pas, dhe mos u përpiq ta kthesh botën në një qorrsokak.


E vetmja mënyrë për të patur një mik është të jesh i tillë.


Fitoret e vërteta e jetëgjata janë ato të paqes, jo të luftës.


Jeta nuk është aq e shkurtër saqë të mos gjesh kohë për mirësjelljen.


Leximi i një libri ka qenë shpeshherë përcaktuesi i fatit të një njeriu.


Mendja celebron një triumf të vogël sa herë që formulon një koncept të ri.


Një prej kënaqësive të të paturit miq të vjetër është se me ta mund t’ia lejosh vetes të sillesh edhe si i krisur.


Paraja mund të blejë pothuajse gjithçka, por jo rrahjet e ngrohta të zemrës.


Prova e vërtetë e qytetërimit nuk është pasuria e trashëguar, as madhësia e qyteteve, por lloji i njeriut që ai vend arrin të formojë.


Sado që të shëtisim botën në kërkim të bukurisë, nëse atë nuk e mbartim brenda vetes, nuk do ta gjejmë dot askund.


Shmangia e ekzagjerimeve është një prej rregullave të mirësjelljes.


Të gjitha idetë e mia më të mira më janë vjedhur nga paraardhësit.


Të kesh sukses do të thotë ta lësh botën pak më të mirë nga sa e ke gjetur.


Dhuna nuk është fuqi, por mungesë e fuqisë.

Përgatiti: ObserverKult

——————————————————

Lexo edhe:

MONTAIGNE: NJERIU QË KA FRIKË TË VUAJË, TASHMË E VUAN FRIKËN E TIJ…