Jeta ime – pushkë e mbushur-
Qosheve ka qëndruar – deri kur kaloi
zoti i saj – më njohu –
Dhe larg më çoi.
Dhe tash ne bredhim në pyje t’larta –
Dhe ndjekim drerin në gjueti –
Dhe çdo herë që për të unë flas
Malet përgjigjen me shpejtësi.
Kur unë buzëqesh, dritë e këndshme
Mbi luginë flakëron –
Sikur fytyra vezuviane
Gëzimin e saj po çliron.
Dhe kur natën – dita jonë mori fund –
Kah koka e zotit tim sytë i mbaj –
Që është më e mirë se jastëku i butë
Me pupla rose – që me të e ndaj.
Për armikun e tij armike për vdekje jam,
Askush zotit tim s’guxon t’i bëjë keq,
Kur marr në shenjë me syrin flakë,
Apo kur gishtin tregues e tërheq.
Edhe pse më shumë se ai mund t’jetoj,
Ai më gjatë se unë duhet të mbesë,
Pasi me të unë kam forcë të vras,
Kurse pa të veç mund të vdes.
© përktheu:Oriela Stafasani