Emily Dickinson: S’paskam tjetër, ç’të jap…

S’paskam tjetër-ç’të jap, ti e di-
Ndaj këto po t’i dhuroj-
Si nata yjet që i shprush
Syve tanë q’e njohin-

Ndoshta, s’duhen përfillur-
Sa kohë që s’po ndrijnë-
Atëherë-ndoshta, na e plekskan
Rrugën për në shtëpi.

Përktheu: Arben Dedja