Fatos Arapi: Në kaq pak Tiranë…

fatos arapi


Në kaq pak Tiranë,
si mund të mbetesh kujtim,
si mund të kthehesh në mall.

Dhimbja e natës,
natën e zgjon.
Si mund të bëhesh tragjedi…

Në kaq pak Tiranë.

ObserverKult


fatos arapi
Fatos Arapi (Zvërnec, 19 korrik 1930 – Tiranë, 11 tetor 2018)

Lexo edhe:

FATOS ARAPI: SI S’TË DESHA PAK MË SHUMË…

Unë e desha përtej vdekjes,
Ashtu dashurova unë
Edhe prap s’ia fal dot vetes:
S’i s’e desha pak më shumë…

Pak më shumë ku shpirti thyhet,
T’i them ndarjes: – Prit, ca pak…
Të gënjejmë mallin që s’shuhet,
Kujtimin të gënjejmë pak.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


tanja fatos arapi Unë e desha përtej vdekjes, Ashtu dashurova unë Edhe prap s’ia fal dot vetes: S’i s’e desha pak më shumë…

FATOS ARAPI: ELEGJI PËR BABANË

Poezi nga Fatos Arapi

Ti nuk je më.
As do të na shohësh,
as do të shohim, baba, më kurrë.
Ti nuk je më…

Emrin tënd e mori ky gur,
Vdekja – si vdekje ,
gjithmonë e dhimbshme,
gjithmonë e verdhë…

Me një kordhele
tufa kujtimesh në zemër na lidh.
Tufa kujtimesh
edhe elegjish.

Jam i trishtuar dhe më mori malli.
Dhe mbi trishtime e mall duke ecur,
ngjita rrugën e ngushtë të fshatit.
Shtyva derën e varrezës së vogël
dhe t’erdha te varri…

Ç’fjalë të pathëna do të më flasësh?
Ç’fjalë të reja dëshiron të dëgjosh?
Prej këtij varri
tani, baba, c’do të më japësh?
Atë ditë të thatë janari:
përpara teje Halil Alija
e mercenari.

Prapa shtëpia në zjarr e flakë
Duart e tua në pranga,
plak i ngartë?
Erdha të marr
çfarë përket prei këtij varri.
Kujtime të dhimbshme.
Vuajtje krenare.

Ti mos më thuaj:
“Biro… ianë të trishtuara”.
Baba i gjorë!
Unë, pa ato,
do t’isha në jetë edhe më i trishtuar.

Dhe kur të vdes
s’dua asgjë
veç një varr të thieshtë.
Atje në bregdet,
ku nëpër net
bisedojnë yjet me qiparisat.
Dhe fjalë të kaltra
flet e shpërndan
deti matanë.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult