Emocionohet piktori i njohur, Ksenofon Dilo: Jam i lumtur që e kam gjetur trashëgimtaren e pikturës sime

Gjatë rrëfimit në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, përfaqësuesi i një brezi artistësh të mëdhenj, piktori Ksenofon Dilo ka treguar plot emocion që ndjehet shumë i lumtur.

Kjo pasi ka gjetur trashëgimtaren e tij në pikturë dhe është pikërisht mbesa e tij.

Dilo tregoi se ka zgjedhur mos ta mësojë vetë, pasi nuk donte që ajo të ndikohej nga stili i tij i pikturës, por të kishte një ‘identitet’ të sajin.

“Ndjehem shumë mirë që mbesa ime ka ndjekur rrugën time të pikturës dhe e dua shumë. Ajo diçka është ndikuar nga unë, por që mos të ndikohej direkt dhe të bëj si unë sepse është keq kur e ke vetë në patronazh, e çova në një kurs me fëmijët dhe atje u disiplinua shumë.

Madje, profesori i saj çonte dhe punë jashtë dhe mori çmime dhe nga jashtë. Jam i lumtur që e kam gjetur trashëgimtaren e pikturës dhe penelit”, u shpreh ndër të tjera piktori i njohur./abcnews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

SHKENCËTARËT IDENTIFIKOJNË PËRBËRËSIN “SEKRET” NË PIKTURAT E LEONARDO DA VINÇIT

Mjeshtrit e Vjetër si Leonardo da Vinçi, Sandro Botticelli dhe Rembrandt mund të kenë përdorur proteina. Veçanërisht të verdhën e vezës, në pikturat e tyre me vaj, sipas një studimi të ri.

Gjurmët e sasive të mbetjeve të proteinave janë zbuluar prej kohësh në pikturat klasike të vajit. Por ato shpesh i atribuoheshin kontaminimit, shkruan CNN.

Një studimi i ri i botuar ditët e fundit në revistën Nature Communications zbuloi se ky element hedh dritë mbi njohuritë teknike të Mjeshtërve të Vjetër, piktorëve më të aftë evropianë të shekullit të 16-të, 17-të ose fillimit të 18-të, dhe mënyrën se si ata përgatiteshin bojërat e tyre.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult