Emocionuese: Andrea Bocelli performon së bashku me djalin e tij (Video)

Performanca e fundit e këngëtarit italian Andrea Bocelli në Oscars ishte para 25 viteve. Kjo kishte ndodhur konkretisht në vitin 1999 në Oscars në duet me Celine Dion këngën “The Prayer” .

Edhe pse janë jo pak vite, kujtimi apo emocionet e asaj performance, Andrea Bocelli thotë se i ka ende të freskëta.

“Ndjej emocione edhe sot kur i kujtoj si atëherë, kur kam kënduar me artisten e madhe, miken time, Celine Dion. Ishte e jashtëzakonshme, ndërsa në duet kishim një kimi që jo shpesh e sheh në mes të këngëtarëve”, tha Bocelli.

Ndërsa në edicionin e 96-të të Oscar 2024, Bocelli ka pasur një performancë të veçantë që po ashtu do të mbahet në mend gjatë.

Ai ka kënduar së bashku me djalin e tij, Matteo Bocelli në nderim të figurave që nuk janë më në mesin tonë si: Alan Arkin, Harry Belafonte, William Friedkin, Tina Turner dhe të tjerë artistë që kanë ndërruar jetë së fundmi e që për botën e kinemasë kanë bërë shumë.

“Tash jam në një stad ndryshe të jetës sime, mosha tani nuk vjen pa surpriza. Kisha të njëjtat emocione sikur më parë. Emocione edhe më të mëdha, natyrisht sepse mora pjesë në një natë spektakulare të Oscarit me dikë që është shumë i dashur për mua, është djali im”, tha Bocelli.

Zëri, thotë ai beson se e ka transmetuar tek publiku emocionin, mirënjohjen për krejt ata që e dëgjojnë dhe e duan atë.

Dyshja babë e bir kanë kënduar së bashku duetin “Time to Say Goodbay”.

“Të marrësh pjesë në Oscar është një ëndërr që m’u bë realitet”, tha Mateo Bocelli, derisa shtoi se kënga që ka kënduar së bashku me babain e tij nuk është thjesht një këngë por është himn i familjes së tij.

“Është shtëpia. Është zëri dhe muzika e babait tim. Është tema e qindra, ndoshta miliona memorieve të fëmijërisë time deri te adoleshenca. Përveç që ishte kënaqësi, nder dhe përgjegjësi, mund të them se ishte një nga momentet më të bukura të jetës time”, shtoi tutje, Mateo.

aframe.oscars.org

ObserverKult


Lexo edhe:

ANDREA BOCELLI: E DASHUR, DASHURIA I BËN BUDALLENJ EDHE NJERËZIT MË TË ZGJUAR

Thënie nga Andrea Bocelli:

“E dashur, dashuria i bën budallenj edhe njerëzit më të zgjuar”.

“Ekziston muzika klasike aq e bukur sa mund të bëhet tepër e njohur. Dhe ekziston muzika e lehtë aq e bukur sa mund të shndërrohet në klasike. Kur muzika është e bukur, është e bukur dhe pikë”.

Thëniet e tjera mund t’i lexoni KËTU:

ObserverKult