Freskim Rama, apo i njohur me pseudonimin Kim, në performancën e tij në “American Idol”, ka mahnitur jurinë por gjithashtu krejt ata që e kanë dëgjuar zërin e tij të bukur dhe të veçantë.
Kim, jeton dhe punon në Amerikë prej 6 vitesh ndërsa në videoklipin e përgatitur për të nga “American Idol” tregon se ka lënë familjen e tij në Kosovë dhe nënën e sëmurë për të ndjekur ëndrrën e tij, muzikën.
Talentin për muzikën thotë se e ka trashëguar nga nëna, e cila nuk arriti ta jetësojë ëndrrën e saj sepse u sëmurë nga një sëmundje e rëndë.
Në “American Idol” këndoi këngën “Heal” (Hill) nga Tom Odell, ndërsa këndoi gjithashtu edhe këngën “Oj Kosovë oj nëna ime”, të cilën këngë e dëgjoi edhe nëna e tij përmes telefonit direkt. Madje njësoj si juria edhe nëna e tij e përgëzoi për zërin dhe performancën. Me këtë këngë ai transmetoi mallin që ka për nënën, familjen, vendlindjen ndërsa ishte mjaft emocional.
Performanca e Kim u vlerësua nga juria e përbërë nga Katy Perry, Luke Bryan dhe Lionel Richie, por u vlerësua gjithashtu për zërin e bukur dhe emocionin që dhuroi edhe nga mijëra ndjekës që e panë.
Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:
ObserverKult
Lexo edhe:
DRITËRO AGOLLI: NUSJA NGA KOSOVA
Nusja nga Kosova, poezi nga Dritëro Agolli
Kam dashur t’i gjeja dhe nipit tim të vogël një nuse
Andej nga Kosova në fshatrat e thella,
Po kjo ka qenë një ëndërr pas zjarrit me flakë të kuqe
Si valë e flamurit tek shpella.
Ka qenë vërtet një ëndërr në viset e mia me gurra,
Ku Rrjedhin ujrat, por unë etjen e verës zor se e shuaj.
Kam dashur nusen e nipit të mos e marr me vetura,
po veç si qëmoti me kuaj.
Një muaj të tërë le të zgjaste udhëtimi me kalë,
Me pluhur mbi velo të vinte nusja e nipit tek unë,
me dorën time t’ia shkundja duvakun palë mbi palë
Atje tek oxhaku, ku kafja në xhezve bën shkumbë.
Dhe s’kishte gjë, le të binte pluhur i udhës së largët
Në vatrën time të vjetër sa përralla,
Po kjo nuk ndodhi mes botës së ligë e të varfër,
Ku rron ky fisi i ynë i ndarë në dysh plot andrralla,
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult