Emocionuese/Rrëfimi i Limos Dizdarit: Unë ia dola, por Arbeni iku…

Kompozitori i njohur, Limos Dizdari, nuk u dorëzua edhe kur ishte në çastet më të vështira dhe kur shëndeti i tij e vuri në një sfidë të madhe. Ia doli të mbijetonte.

Ndërsa u pyet nëse ndihej me fat që kishte arritur të dilte nga intubimi, Dizdari u përlot, teksa kujtoi dhe mikun e tij Arben Bajo, i cili nuk mundi të mbijetonte.

Nisida Tufa: E konsideroni veten me fat që keni arritur të dilni nga intubimi? Sepse është shumë e rrallë që dikush të dalë nga intubimi…

Limos Dizdari: Ne kemi patur 37 vepra, nuk ka në Shqipëri një park me kaq shumë vepra. Dhe autor i saj është Arben Bajo. E marr në telefon Arbenin dhe e pyes për shëndetin se është shtuar në spital, o profe më thotë bëj kujdes se nuk është sëmundje, është kolerë. Ai ishte i intubuar i gjori dhe nuk ja dëgjova më zënë.

Si mos ta dija këtë gjë unë? E di dhe e kam të tërën para sysh por nuk e harroj dot zërin e Arben Bajos. Do të ishte turp jo vetëm për mua por edhe për ju që më dëgjoni. Edhe sikur të mos e përçoni këtë zë tek publiku, është turp edhe për ju që më dëgjoni, është turp të them që e harrova. Iku ai, ama ka lënë një vepër, por nuk ma ka lënë që ta marrin disa hajdutë. Në emër të kësaj e bëj këtë lu ftë.

Janë mbi 300 piktura, 9 mijë tituj librash të hedhur në tokë. Të thash që kemi pasur piano. Por sheh ndonjë piano këtu?

Doja të merrja një sintetizator se nuk jetoj dot pa tinguj. Por nuk kam ku ti gjej ato lekë, aq më tepër tani që nuk flas dot më për lekë sepse fëmijët kanë harxhuar qimet e kokës.

Qendra DEA ka pesë piano, të gjitha në tokë. Po ç’ke me pianot more batakçi? Atë që bëre ti duhet të bëj edhe unë? Se hyre ti me mënyrë të jashtëligjshme të hyj edhe unë? Nëse e keni fituar, le të kërkojë ndihmën e institucioneve.

Kur e ke bukën të lyer me djathë e me gjalpë, e kafshon dhe e mbarove… Unë e hëngra çairin tim. Më the fitove mbi jetën, por çfarë humba Nisida?! E di çdo të thotë 24 vjet vara-vingo?! I ke parë milingonat kur shkojnë në fole? Gjithmonë kanë diçka në kurriz që e varin…/balkanweb

ObserverKult

Lexo edhe:

KOMPOZITORI LIMOS DIZDARI QË ‘SHPËTOI’ PALLATIN E KULTURËS NË KSAMIL: 22 VITE MË PARË…