“Engjujt nuk jetojnë në tokë”, këngë e paharruar nga grupi i njohur “403”

Erdhën disa engjuj të bukur, dukeshin si ti
T’më merrnin mua u thashë, ishte e kotë
Një yll më shumë në qiell, një plagë më shumë në tokë
Të morën, ikën, dhe shkuan në atë botë
E di se të humba, më dhemb, nuk do të qaj
Sepse ti ishe shume e forte.

Të kërkoj nuk të shoh, qielli më thotë:
Engjujt nuk jetojnë në tokë…
…Engjujt nuk jetojnë ne tokë.

Thojnë se bricjapi dhe demi,
Do të jenë çift ideal si në horoskop
Jeta nuk vazhdon gjithmonë në yje,
Do vij koha që të zbresin në tokë.

Pastaj si do t’ja bëj
Si do t’ja bëj kur nuk je ti.

Natës i frikohem, por nata më gëzon
Të shof në qiell për mua ti ndriçon
O engjulli im, më thuaj, kur, prapë do të takoj.

Dua të vdes, por qielli nuk më merr
Lutem për ty,
Por ai nuk të kthen
Qiellit i takon, e di
“Engjujt nuk jetojnë në tokë”.

ObserverKult


Lexo edhe:

“A DO TË KTHEHET”, KËNGA QË NUK HARROHET NGA GRUPI 403 (TEKSTI DHE KËNGA)