Eni Vasili: “Ato gra më kanë ndihmuar të kuptoj se çfarë është maskilizmi në Shqipëri…”

Librat janë si një biletë për t’u nisur diku, forca me të cilën na impresionojnë nuk mjafton kurrë për ta zbuluar burimin e magjisë së tyre.

Para pak se të futej në emisionin “Open” në News24, mundëm të zbulojmë diçka më shumë për raportin e moderatores Eni Vasili me librin.

“Librat janë si ato dashuritë fluturake apo pasionet në jetë. Ti mendon se ke gjetur të duhurin më të mirin por kalojnë disa kohë dhe ti gjen një tjetër. Do listoja shumë libra që më kanë ndikuar por po e filloj me librin e parë të Helena Kadare, “Një lindje e vështirë”. 

Por sot për ju unë do tregoj për librin që nuk kam lexuar por kam shkruar, është libri “Unë kam vrarë” ku unë jam autore dhe bashkautorë me 10 gra që kanë rrëfyer historinë e jetës. I kam gjetur në burgun e Tiranës dhe kam marrë rrëfimet e jetës së tyre. Më ka ndihmuar sepse aty për herë të parë kuptova çfarë është maskilizmi në Shqipëri, aty kuptova si është gjendja e gruas”- tregoi gazetarja Eni Vasili./BW

————————————

sandër prosi
Sandër Prosi

Lexo edhe:

PRANVERA E HIDHUR E SANDËR PROSIT, PAMJET E FUNDIT TË AKTORIT, NJË DITË PARA SE TË NDËRRONTE JETË…

Aktori i madh xhiroi vetëm dy akte disa skena nga ky film dhe në 24 mars 1985 vdiq tragjikisht në hotel “Vollga” në Durrës. Këto janë pamjet e filmit të fundit, të xhiruar një ditë më parë, para se të ndodhte akti i fundit… Këto pamje të rralla, sikurse dy aktet ruhen në AQSHF, të cilin e falenderojmë pasi na i ofroi sot për të nderuar dhe përkujtuar aktorin e madh. Janë pamje ekskluzive të patransmetuara më parë.

Bashkangjitur po hedhim një pjesë nga kujtimet e regjisorit Muharrem Fejzo, mbi vdekjen e aktorit të madh Sandër Prosi.

“Fjala e parë e Gjikës ishte: brenda muajit prill, të përfundojë filmi “Pranverë e Hidhur”…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU

ObserverKult