Publikohet programi shtetëror për shënimin e 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës së fundmi ka publikuar programin shtetëror për shënimin e 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Me datë 5 mars duke filluar nga ora 10:00 do të fillojë seanca solemne e Kuvendit të Kosovës, ndërsa nga ora 12:00 do të bëhet rreshtimi i kuadrave të FSK-së në Kazermën “Adem Jashari”.

E me datë 6 mars në orët e para të mësimit në shkollat e vendit do t’i kushtohen Epopesë. Nga ora 10:00 do të bëhen homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” derisa në ora 13:00 do të bëhen homazhe në të gjitha memorialet e dëshmorëve nëpër komuna. Nga ora 17:00 do të mbahet Akademi Përkujtimore për Epopenë e UÇK-së.

Në ditën e fundit me 7 mars me fillim nga ora 18:00 do të ndizen flakadanë në shtatë rajone të Kosovës dhe në të njëjtën orë do të shënohet nata e zjarreve në Prekaz. Në ora 19:00 do të mbahet programi artistik në sheshin “Adem Jashari”, në Prekaz.

ObserverKult


Lexo edhe:

CIKËL POETIK NGA TRËNDELINA TERZIU-OMURI: MALLKIMI I VJESHTËS

Ju ftojmë të lexoni një cikël të zgjedhur poezish nga poetja Trëndelina Terziu-Omuri:

SI SHIU I SOTËM

Si shiu i sotëm jam e mërzitur
Vras mendjen nëse po bëj mirë apo keq.
E detyruar të bëj si një fëmijë
Mërzinë e shpirtit a mund ta heq.

Mes tymit të duhanit
Shpirtin më tepër e nxij
Oh, si nuk çmendem nga çmenduria!

Në këtë vend të humnershëm
Para pasqyrës lotët lëpij
Si të lëpija ujin e bekuar.

Kthej kryet pas drejt një humnere
Përpara një mal deri në qiell.
Mes pikash lumturie kërkoj të lumturohem
Në mesin e njerëzve të vranët të mos flijohem.

Poezitë e tjera mund t’i lexoni KËTU:

ObserverKult